LAJMI I FUNDIT:

Pochettino e thotë të kundërtën me atë që Caicedo shfaqi në fushë në debutimin e tij te Chelsea

Pochettino e thotë të kundërtën me atë që Caicedo shfaqi në fushë në debutimin e tij te Chelsea

Moises Caicedo pati një debutim për t’u harruar në humbjen 3-1 të Chelseat në West Ham.

Mesfushori hyri në lojë në minutën e 60-të, gjuajti menjëherë mbi traversë nga jashtë zonës dhe më pas kaloi kryesisht i pavërejtur deri në kohën e shtuar.


Më pas ai bëri një gabim që për pak sa nuk u kushtoi me gol, duke detyruar portierin Robert Sanchez të intervenonte. Por, më e keqja ndodhi pas kësaj, pasi ai u ndesh me Emerson, duke dhënë penalltinë që Paqueta e shndërroi në gol.

Pochettino thekson dy gabimet që Chelsea i bëri ndaj West Hamit
Lexo po ashtu Pochettino thekson dy gabimet që Chelsea i bëri ndaj West Hamit

Pochettino i tha Sky Sports për debutimin e Caicedos: “Kur morëm vendimin për të luajtur me të për 30 minutat e fundit, është sepse ai është gati të luajë”.

“Ai bëri mirë, gjëra shumë pozitive. Nuk mund të thuash se ishte shumë gabim. Ai do të jetë i zhgënjyer. Të gjithë jemi të zhgënjyer sepse mendoj se meritonim më shumë”, ka shtuar më tej ai.

Tani Pochettino ose është në deluzion ose po përpiqet të mbrojë Caicedon duke mos e kritikuar publikisht. Ishte një nga debutimet më të këqija që mund të kishte një lojtar dhe nuk mund të mohohet që Moises ishte jashtëzakonisht i dobët. Jo vetëm me penalltinë, por performanca e tij e përgjithshme ishte jashtëzakonisht zhgënjyese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori