Nga Departamenti i Ekonomisë dhe Financave pranë partisë Alternativa theksojnë se sipas informacioneve të grumbulluara nga shtatori i këtij viti shumë produkte, që konsumohen rregullisht nga qytetarët, do të kenë TVSH më të lartë, kështu edhe çmime të reja më të larta, kjo për faktin se qeveria – me ndryshimet në ligj – ato i vendos në kategorinë e produkteve luksoze.
“Kështu nga prodhuesit e qumështit është paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimit të produkteve të qumështit, djathi mund të shtrenjtohet deri 30 për qind, që është një çmim shumë i lartë për standardin tonë. Rritja e çmimeve në industri dhe produkte të qumështit është rezultat i uljes së veprimtarisë së blegtorisë në vend dhe kjo vjen si rezultat i politikave të gabuara të kësaj qeverie, duke mos i subvencionuar dhe duke mos u kujdesur sa duhet për këtë kategori, por edhe nga mungesa e një plani afatgjatë të qëndrueshëm në blegtori. Çmimet e perimeve dhe frutave po ashtu kanë një rritje dhe tani janë më të shtrenjta, ndërsa nëse e shtojmë dhe TVSH-në 5%, rritja është edhe më e lartë – deri në 100 për qind. Marrë në përgjithësi, çmimet e disa produkteve bazë janë rritur mbi 40 për qind”, thonë nga Alternativa.
Sipas analizave siç theksojnë nga Alternativa paraja po e humb vlerën e saj, andaj paralajmërojmë se nga shtatori do të ketë rritje të çmimeve dhe të
inflacionit, kjo për shkak të mungesës së masave parandaluese që duhet
t’i ndërmarrë qeveria.
“Në fakt, në Maqedoninë e Veriut kemi proporcion të zhdrejtë, ku inflacioni në korrik u ul, por shporta e konsumit sindikal po atë muaj u rrit. Pavarësisht se statistikat zyrtare flasin për ulje të inflacionit, të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se inflacioni ka arritur në 8,4 për qind, ndërsa në realitet është edhe më i lartë. Me këto çmime, një familje me katër anëtarë dhe me dy paga minimale, realisht, nuk mund t’i mbulojë shpenzimet bazë mujore. Të dhënat empirike thonë se familjes katëranëtarëshe këtë muaj i nevojiten 48.620 denarë për ta plotësuar shportën minimale sindikale. Është një rritje prej 441 denarësh në krahasim me llogaritjet për shportën e konsumit në qershorin e kaluar. Kjo rritje e shportës së konsumit “vërtet i godet xhepat e punëtorëve dhe qytetarëve”, thonë nga Alternativa.
Sipas tyre kjo është arsyeja që Alternativa sugjeron që qeveria një ditë e më parë të ndërmarrë masa për ta përballuar krizën ekonomike, pra goditjen e
çmimeve dhe të inflacionin.
“Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë nevojës për mosrritjen e mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike, për ta parandaluar kështu rritjen e çmimeve të një numri të madh produktesh. Në të kundërtën, kjo do të shkaktojë mungesë të disa produkteve dhe mbyllje të disa bizneseve që i prodhojnë ato. Prandaj shteti do duhet të ketë masa të reja të paketës sociale, ku qytetarëve më të rrezikuar duhet t’u sigurohet subvencionim për blerjen e disa produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike në formë të kuponëve (vauçerëve) dhe ato t’u shpërndahen personave që kanë të ardhura nën një kufi të caktuar”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.
Nga Alternativa theksojnë se shpresojnë se në qeveri megjithatë ka mbetur edhe ndonjë njeri i ndërgjegjshëm për hallin e qytetarëve dhe se këto masa do të ndërmerren sa më urgjentisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi