LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Për herë të parë në Kosovë do të kemi Gjykatë Administrative të Specializuar

Haxhiu: Për herë të parë në Kosovë do të kemi Gjykatë Administrative të Specializuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për herë të parë do të ketë Gjykatë Administrative të Specializuar në vend.

Haxhiu përmes një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se një nga reformat që kanë premtuar ka qenë edhe çështja e reformës administrative.


Sipas saj, Gjykata Administrative do t’i trajtojë të gjitha kontestet administrative dhe ato të punës në sektorin publik, transmeton Telegrafi.

“Pas procedimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për kontestet administrative tani i ka ardh radha dhe Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës. Ky koncept dokument i adreson problemet në kontestet gjyqësore dhe administrative dhe kontestet e punës në gjykata.

Haxhiu dorëzon në Qeveri koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative
Lexo po ashtu Haxhiu dorëzon në Qeveri koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative

Për herë të parë në Kosovë do të kemi Gjykata Administrative të Specializuara. Gjykata Administrative do t’i trajtojë të gjithë kontestet administrative dhe ato të punës në sektorin publik. Dhe në anën tjetër divizionet e veçanta do të trajtojnë kontestet e punës të cilat vijnë nga sektori privat. Sektorit privat do t’ju ofrohet ndihmë juridike falas nga shteti”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu ajo theksoi se janë më shumë se 10 mijë lëndë në gjykata.

“Dhe këto marrin më shumë se tri vite për zgjidhjen e tyre deri në formën e prerë dhe prandaj ka lind nevoja për këtë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja po ashtu tha se në mbledhjen e Qeverisë u votua dhe koncept dokumenti për procedurën civile.

“Po ashtu pritet të procedohet dhe kodi civil dhe kodi i procedurës civile. Jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që ky dokument mos të dështojë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori