LAJMI I FUNDIT:

Alush Gavazaj rikthehet te Liria pas pesë viteve

Alush Gavazaj rikthehet te Liria pas pesë viteve

Alush Gavazaj është transferimi më i ri i Lirisë së Prizrenit.

Mesfushori prizrenas është rikthyer në fakt te Liria pas pesë viteve, pasi ka ndërruar gjashtë skuadra.


Mesfushori 28-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës, derisa më herët ka bërë karrierë edhe të Vëllaznimi, Bylis, Renova, Vushtrria, Feronikeli, Tirana, Tërbuni, Korabi dhe Bylis.

Postimi i plotë nga FC Liria:

Gavazaj, nënshkruan me Lirinë

Alush Gavazaj, ka nënshkruar me bardhezinjtë.

Ai, luan në pozitën e mesfushorit, pozitë që pritet të forcojë skuadrën.

” Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes.Do të jap maksimumin për skuadrën e zemrës “, tha ai. /Telegrafi/