LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Pamjet që tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Piloti i aeroplanit të forcave ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, konfrontohet me tre aeroplanë rusë, në kohën kur tensionet mes Perëndimit dhe Vladimir Putinit janë rritur.

Pamjet dramatike që janë filmuar nga brendësia e kabinës së pilotit të aeroplanit Typhoon, shfaq pilotin i cili i ekspozohet rrezikut nga tre aeroplanët rusë që ishin ngritur në qiell mbi Evropë, transmeton Telegrafi.


Në video shihen tre aeroplanët rusë që vazhdimisht i afrohen aeroplanit britanik dhe tentojnë ta monitorojnë. Madje në një moment piloti britanik Jake humb nga ekrani njërin nga aeroplanët rusë.

Videoja është publikuar si pjesë e një dokumentari të Channel 4 të quajtur “Top Guns: Insider The RAF”, që i jep shikuesve mundësinë të shohin pamje nga brendësia e kabinës së pilotëve.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët e ushtrisë ruse, tentojnë të pengojnë punën e aeroplanëve të vendeve perëndimore.

Madje kohë më parë një dron i ushtrisë amerikane Reaper ishte goditur me “bisht” të aeroplanit rus – ku si pasojë operatori u detyrua ta rrëzojë në det. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota reagon ndaj debatit midis Trumpit dhe Bidenit

Bota reagon ndaj debatit midis Trumpit dhe Bidenit

Botë
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidat të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidat të demokratëve për president

Botë
Policia boshnjake gjen tre trupa të djegur në një shtëpi në Sarajevë, vëllai i madh vrau të voglin dhe gruan e tij – hodhi edhe një bombë

Policia boshnjake gjen tre trupa të djegur në një shtëpi në Sarajevë, vëllai i madh vrau të voglin dhe gruan e tij – hodhi edhe një bombë

Bosnja
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Evropa
Paralajmërim dramatik nga inteligjenca amerikane: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet

Paralajmërim dramatik nga inteligjenca amerikane: Lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut po afrohet

Azia
SHBA-ja po diskuton mundësinë e transferimit të sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja po diskuton mundësinë e transferimit të sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot nga Izraeli në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori