Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi e njëjta një ditë më parë njoftoi se nuk do t’i furnizojë nxënësit me tekste shkollore.
Përgjegjësinë e blerjes së teksteve shkollore MASHTI ia ka bartur prindërve duke premtuar se do t’ua mbulojë koston e tyre përmes rimbursimit. Fajin për këtë dështim Nagavci ua ka atribuuar shtëpive botuese për vendosjen e çmimeve të larta të librave shkollorë.
E sipas LDK-së, ministria ka zgjedhur një variant i cili do të ketë shumë më i kushtueshëm për buxhetin e Kosovës.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media të martën teksa ka kërkuar dorëheqjen e Ngavacit, ka thënë se një ministre e tillë i bën dëm vendit.
Sipas saj, për shkak të paaftësisë së Qeverisë për t’i siguruar tekstet shkollore, çmimi i librave do të dalë minimalisht 20 për qind më shtrenjtë për shkak të kostos së shitjes me pakicë dhe kostos së distribuimit të librave.
“Qeveria do të paguajë më shtrenjtë rimbursimin e prindërve. Shuma mund të shkojë më shumë se 2 milionë. Kjo zgjidhje ka ardhur si rezultat i dështimit të kësaj qeverie. Nuk mund ta prezantosh si zgjidhje të favorshme këtë kur do t’i kushtojë më shumë buxhetit të shtetit”, ka thënë ajo.
“Kjo qeveri në vend se të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së librave, ka zgjedhur t’i ikë përgjegjësisë dhe t’i ngarkojë me përgjegjësi prindërit. Para një viti është humbur mësimi për një muaj e gjysmë, miliona orë mësimore janë humbur dhe nuk janë zëvendësuar plotësisht. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit. Një ministre dhe një qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker