Në organizim të Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës prej 21 deri më 25 gusht do të organizohet kampi për basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
Kampet ditore individuale do të mbahen në këto qytete të Kosovës. Çdo kamp do të përfshij fëmijët e moshës 8-16 vjeçare dhe aty do të përfshihen deri në maksimum 30 kampistë për seancë.
Dy seanca do të zhvillohen në çdo qytet: Në mëngjes nga ora 9:00 – 12:00 për kampistët e moshës 8-12 vjeçare, pasdite nga ora 13:00 -16:00 për kampistët e moshës 13-16 vjeçare.
Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i distriktit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.
Sipas Edona Thaqit, njëherësh organizatores kryesore të këtij aktiviteti, misioni i këtij kampi është edukimi, fuqizimi dhe frymëzimi i rinjve dhe të rejave në Kosovë, duke përdorur basketbollin si mjet për të nxitur dashurinë e tyre për lojën dhe ëndrrat për një të ardhme më të ndritshme. Qëllimi është të rrisim një komunitet liderësh përmes stërvitjes dhe mentorimit, duke pasuruar aftësitë atletike të secilit pjesëmarrës, udhëheqjen dhe edukimin e tyre përmes basketbollit.
Në kamp do të punojnë:
Edona Thaqi e cila është ish basketbolliste e Universitetit Fordham dhe e Përfaqësueses së Kosovës. Tani punon për NBA në cilësinë e gazetares.
Brian S. Kriftcher, i cili është një trajner i suksesshëm i basketbollit në nivelin e shkollave të mesme në Amerikë për një kohë të gjatë, si dhe është themelues i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, PEACE BASKETBALL AUU.
Trajneri Kriftcher është trajneri kryesor i djemve në Notre Dame Catholic, shkollë e mesme (Fairfield, CT), që konsiderohet si një ndër programet kryesore të basketbollit në shtetin e Connecticut.
Sarah Kustok, e cila ka kaluar 6 sezonet e fundit si analistja kryesore e ndeshjeve të Brooklyn Nets në YES Netëork dhe dallohet si analistja e parë femër për një skuadër të NBA-s. Ajo është gjithashtu gruaja e parë që ka fituar një çmim Emmy të Nju Jorkut si analiste sportive, duke e bërë këtë dy herë në vitet e njëpasnjëshme. Kustok punon gjithashtu edhe si analiste e basketbollit të NBA, ËNBA dhe Kolegjeve NCAA në kanalet e Fox Sports.
Falecia Cabral Porter është trajnere e basketbollit për vajza në shkollën e mesme Robert E. Fitch. Falecia përveç si trajnere në shkollë të mesme së bashku me bashkëshortin e saj (i cili aktualisht është ndihmëstrajner për Connecticut Sun në WNBA) është e përfshirë në organizimin e kampeve të basketbollit së bashku me skuadrën e WNBA Conneticut Sun, ku marrin pjesë më shumë se 100 basketbollistë dhe basketbolliste të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool – Salah, Mane dhe të tjerët
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Live Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – detajet minutë pas minute
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore