LAJMI I FUNDIT:

Nis ndërtimi i një rruge në Mitrovicë, Krasniqi: Edhe në mungesë të mbështetjes së qeverisë ne s’do të ndalemi

Nis ndërtimi i një rruge në Mitrovicë, Krasniqi: Edhe në mungesë të mbështetjes së qeverisë ne s’do të ndalemi

Ka filluar hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku do të përfitojnë rreth 700 familje, të cilëve do t’u bëhet qarkullimi edhe jetesa më e lehtë, me përfundimin e këtij projekti.

Realizmin e këtij projekti e ka mirëpritur kryetari i PDK-së, partisë që udhëheqë në këtë komunë, Memli Krasniqi, cili tha se edhe pse “në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë”.


“Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”, ka thënë Krasniqi, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Komunës,  Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo rrugë si një nga premtimet kryesore në fushatën e tij zgjedhore,  pritet të hapet nga rrethi kryesor duke vazhduar deri tek Universiteti i Mitrovicës. /Tlegrafi/