LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i frikësohet Newcastles: Jemi të lodhur dhe përballemi me një ekip të madh

Guardiola i frikësohet Newcastles: Jemi të lodhur dhe përballemi me një ekip të madh

Manchester City dhe Newcastle United është kryendeshja e xhiros së dytë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet para adhuruesve të vet me Newcastlen që gjithashtu e ka nisur me fitore edicionin e ri në Angli.

Pep Guardiola i frikësohet përballjes me Newcastlen, duke thënë se përkundër që nuk janë në formën më të mirë, kanë edhe mungesa të shumta.


“Nëse do shpenzonim si Chelsea, mediat do më vrisnin” - Guardiola tregon se nuk e transferuan Maguiren dhe Cucurellan
Lexo po ashtu “Nëse do shpenzonim si Chelsea, mediat do më vrisnin” - Guardiola tregon se nuk e transferuan Maguiren dhe Cucurellan

“Ne nuk jemi në maksimumin tonë, në formën më të mirë.Është normale dhe kemi sistemuar disa gjëra, por shpirti është aty. Kevin do të jetë jashtë për katër ose pesë muaj, Gundogan nuk është këtu. Na duhet kohë për të rregulluar disa gjëra”.

“Lojtarët e rëndësishëm nuk janë këtu. John Stones është jashtë, Bernardo është jashtë. Ruben Dias nuk e di. Gvardiol ka pak ditë që ka ardhur dhe duhet të mësojë parimet. Kemi nevojë për kohë dhe duhet të fitojmë më shumë pikë”.

“Ne jemi vërtetë të kënaqur me trofetë që fituam, na duhet vetëm një për të përfunduar ciklin, pastaj Kupa e Botës për Klube për të fituar të gjithë titujt. Ky është një gëzim, një kënaqësi”, tha Pep.

Guardiola bëhet trajneri i dytë më i trofeshëm në histori
Lexo po ashtu Guardiola bëhet trajneri i dytë më i trofeshëm në histori

Tutje Pep i ka kërkuar përkrahje tifozëve pasi ka thënë se do të përballen me një skuadër të madhe.

“Na duhet stadiumi ‘Etihad’ plot, qëndroni me ne ju lutem. Nuk jemi në momentin tonë më të mirë, qëndroni aty në momentet e këqija”

“Ne kemi nevojë për njerëzit tanë më shumë se kurrë këtë sezon. Ne nuk mund të jemi në ‘Etihad’ vetëm duke parë se sa të mirë jemi, apo për shkak të asaj që kemi bërë. Na duhen mbështetësit që në minutën e parë kundër një ekipi të jashtëzakonshëm. Edi Howe krijoi një ekip fantastik, në tranzicione dhe në zotërim topi, në gjithçka. Do të jetë një test i madh për ne”, deklaroi Pep. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori