Një grua nga Kalifornia e ka shpërndarë momentin e frikshëm kur ajo zbuloi se një i panjohur në mënyrë të fshehtë kishte jetuar “për muaj të tërë” nën shtëpinë e saj.
Ashly Guardino filmonte teksa policia erdhi ta hetonte rastin – pasi ajo ishte zgjuar herët në mëngjes nga zhurmat rreth shtëpisë së saj.
Në videon e postuar në TikTok – e cila deri tani ka marrë mbi 6 milionë shikime – Guardino tha se ajo ishte zgjuar në 6 të mëngjesit, duke menduar se dikush po ngjitej në kulm, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
@ashlyguardino♬ original sound – Ashlyguardino
Ajo bëri të ditur se e kishte nxjerrë kokën për të shikuar jashtë derës së përparme duke e parë një dorë e cila dilte nga një vrimë anash shtëpisë së saj në Lake Elsinore të Kalifornisë.
Ajo deklaroi se kishte thirrur policinë menjëherë, dhe e tmerruar ndjekësve u thoshte: “A e dini se sa e frikshme është të shihni një dorë duke dalë nga kjo vrimë?”.
Kreatorja e TikTok pastaj shikonte ndërsa oficerët e policisë erdhën për hetim përpara se ta arrestonin një burrë për të cilin ajo tha se kishte jetuar nën dyshemenë e saj “për muaj të tërë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251