LAJMI I FUNDIT:

Vdes këngëtarja britanike, Patricia Bredin

Vdes këngëtarja britanike, Patricia Bredin
Foto: Shutterstock

Këngëtarja e parë britanike që përfaqësoi vendin në Eurovision, Patricia Bredin, u bë e ditur se ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Ajo përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovisionin e dytë në vitin 1957.

Këngëtarja dhe aktorja ka lindur në Hull dhe ishte 22 vjeçe kur përfaqësoi Britaninë në konkursin që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë.


Foto: Shutterstock

Sipas BBC, Patricia luajti në një numër filmash së bashku me Ian Carmichael dhe Sid James.

Më vonë, ajo u martua me milionerin kanadez, Charles MacCulloch dhe u zhvendos në Nova Scotia.

Foto: YouTube

Ajo doli e shtata nga dhjetë vendet që ishin në garë me një këngë dashurie të titulluar, “All”.

Kënga, e cila u transmetua në televizion nuk u regjistrua kurrë, kështu që nuk hyri kurrë në top lista.

Ajo mbeti në Kanada pas vdekjes së të shoqit.

Foto: Shutterstock

Kënga e Bredin mori gjithsej gjashtë pikë, duke e vënë atë përpara Austrisë, Zvicrës dhe Belgjikës, megjithëse ishte shumë prapa fitores përfundimtare, Corry Brokken me këngën “Net Als Toen” për Holandën.

Juria e Mbretërisë së Bashkuar i dha një votë të vetme Holandës, me nga dy për Francën, Danimarkën, Italinë dhe Austrinë.

Foto: Shutterstock

Luksemburgu mori votën përfundimtare në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina
Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3?

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3?

Magazina
“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

Magazina
Mungesë respekti? Vesa Vllasaliu prish raportet me Alba Vukajn

Mungesë respekti? Vesa Vllasaliu prish raportet me Alba Vukajn

Magazina
Tuna shijon pushimet në jug të Shqipërisë, mahnit me paraqitjet në bikini

Tuna shijon pushimet në jug të Shqipërisë, mahnit me paraqitjet në bikini

Magazina
Yll Limani publikon fotografi me Dua Lipën duke i dhënë një përqafim gjatë takimit në Sunny Hill Festival

Yll Limani publikon fotografi me Dua Lipën duke i dhënë një përqafim gjatë takimit në Sunny Hill Festival

Magazina
Kalo në kategori