LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo me golin e tij e dërgoi Al Nassrin në finalen e Kupës Arabe për herë të parë në histori

Cristiano Ronaldo me golin e tij e dërgoi Al Nassrin në finalen e Kupës Arabe për herë të parë në histori

Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al-Nassr vazhdon të rritet, pasi klubi arab ku luan portugezi e ka siguruar finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe, duke shënuar një moment historik për klubin.

Për herë të parë në historinë e tyre, Al Nassr siguruan një vend në fazën përfundimtare të turneut.


Në përballjen e tyre gjysmëfinale kundër Al Shorta nga Iraku, të luajtur në stadiumin Prince Sultan bin Abdul Aziz të mërkurën, 38-vjeçari u tregua i dobishëm.

Penalltia e tij në pjesën e dytë rezultoi vendimtare, duke siguruar fitoren jetike skuadrës Al Nassr, që u paraqit edhe me emra të tjerë të njohur si Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Talisca dhe Alex Talles.

Pasi kaluan në katër të fundit për herë të parë pas një periudhe prej tridhjetë vjetësh duke triumfuar ndaj Raja Casablanca, ata ishin të etur për të arritur vendin e tyre në Finalen e Madhe.

Ronaldo shënoi edhe në pjesën e parë, megjithatë, ky moment gëzimi ishte i shkurtër, pasi goli u anulua pas një rishikimi të VAR-it për pozicion jashtë loje.

Ronaldo iu afrua golit edhe pas një pasimi të Sadio Mane, por gjuajtja e tij nuk qëlloi objektivin.

Ndërsa ndeshja ishte e bllokuar në 0-0 pas pjesës së parë, skuadra e Luis Castros ushtroi presion të pamëshirshëm për golin e parë.

Ishte Cristiano Ronaldo që shënoi në minutën e 75-të, duke ekzekutuar saktë një penallti.

Al Nassr arriti të ruajnë avantazhin e tyre dhe të sigurojë një vend në finale, ku do të presin fituesit e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Al-Hilal dhe Al Shabab./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori