LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në lokalin e deputetit Zoran Maksimoviq, Policia jep detaje

Shpërthimi në lokalin e deputetit Zoran Maksimoviq, Policia jep detaje

Një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer mbrëmë në një lokal në Ranillug.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


Sipas tij, rasti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45, dhe se lokali quhet “Kod Maksi”.

“Me datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45”- ka thënë Hashani.

“Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe  Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”- shtoi ai.

Hashani ka deklaruar se nga vendi ngjarjes është raportuar se lëndime trupore nuk ka pësuar askush përveç dëmeve materiale dhe se pronari nuk është takuar nga Policia pasi është jashtë vendit.

“Nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale. Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”- ka theksuar Hashani.

Zëdhënësi i PK-së është shprehur se rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga hetues rajonalë të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.​

Lista Serbe sot ka thënë se dënon sulmin me një mjet shpërthyese ndaj pronës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zoran Maksimoviq, në Ranilug.

“Dënojmë ashpër sulmin me një mjet shpërthyes ndaj pronës së deputetit të Listës Serbe Zoran Maksimoviq në Ranilug dhe kërkojmë që përgjegjësit për këtë akt të tmerrshëm që ka mërzitur të gjithë serbët, sidomos në pjesën e Anamoravës, të dalin para drejtësisë. Duhet urgjentisht të përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij sulmi, sepse është e papranueshme që qytetarët të sulmohen pa asnjë arsye, e sidomos jo përfaqësuesit e popullit serb”- thuhet në reagim.

Lista Serbe pretendon se “seria e sulmeve ndaj serbëve në jug të Kosovës” është pasojë e “retorikës së regjimit në Prishtinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori