LAJMI I FUNDIT:

Sot varroset personi që vdiq nga plagosja në Bon Vivant

Sot varroset personi që vdiq nga plagosja në Bon Vivant

Sot i jepet lamtumira e fundit Kastriot Ramadanit, personi i cili vdiq pas plagosjes në lokalin Bon Vivant.

Familjarët e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00, transmeton Telegrafi.

“Njoftojmë miqtë e familjarët se pas një fatkeqësie ndërroj jetë djali i axhës Kastriot Ramadani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 05.08.2023 në ora 18:00. E pikëlluar Familja Ramadani”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku sipas njoftimeve zyrtare katër persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe 17 tjerë janë lënduar.

Lidhur me rastin ka pasur reagime të shumta. /Telegrafi/