Java që po lëmë pas ishte e mbushur me ngjarje në aspektin e sigurisë.
Të martën Policia e Kosovës u furnizua me 250 kamera trupi, që pritet të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e Policisë.
Po gjatë kësaj jave, saktësisht të premten e 4 gushtit u bë e ditur zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve në objektet komunale në veri.
E të premten mori epilog edhe rasti gjyqësor ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e rëndë të 18 vjeçares, Margiona Osmani.
250 kamera të trupit për policët e Kosovës
Më 1 gusht është bërë pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës falënderoi Ambasadën Amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme, gjersa bëri të ditur se si donacion kanë marr 250 kamera të trupit.
“Ne si Polici mundohem t’i kryejmë detyrat me nder dhe respekt, bazuar në ligjin dhe standardet më të larta demokratike…”, tha ai.
Drejtori Hoxha tha se 250 kamerat e trupit për Policinë e Kosovës do të jenë të dobishme, si dhe do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e punës.
“Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e besimit te qytetarët”, tha ai.
Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se këto kamera të trupit janë një resurs i ri që ka rëndësi jetike për zbatimin e ligjit.
Ambasadori theksoi se kamerat e trupit do të rrisin besimin e publikut në polici, do të ofrojnë dëshmi të paanshme të ndërveprimeve ndërmjet policisë dhe komuniteteve dhe do të përmirësojnë ndjeshëm llogaridhënien.
Dakordimi në Bratisllavë – Policia e Kosovë zvogëlon numrin e pjesëtarëve në objektet komunale në veri
Në objektet komunale në katër komunat veriore të premten është zvogëluar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani një ditë më parë konfirmoi për Telegrafin tërheqjen e pjesëtarëve në 25 për qind.
“Konfirmoj se është bërë tërheqja në 25 për qind e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në objektet dhe përreth objekteve komunale”, ishte shprehur Elshani.
E kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë të premten se ky zvogëlim i numrit të policisë vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja e Policisë, EULEX dhe KFOR, transmeton Telegrafi.
“Kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in. Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë, dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme. Falënderojmë policinë dhe qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe korrektësinë”, kishte shkruar Kurti.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pranisë policore përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, që ka ardhur si rezultat i vlerësimit të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
Edhe misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i, mirëpret vendimin e institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Në komunikatën e KFOR-it, thuhet se vendimi i marrë në një takim teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.
Ndryshe, më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku ndër pikat e dakordimit ishte edhe zvogëlimi në 25 për qind i prezencës policore në veri.
Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën, 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun – aktgjykimi i plotë i Gjykatës Themelore të Ferizajt
Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar të premten me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Dardan Krivaça akuzohet se më datë 21 gusht 2021 në banesën në Ferizaj, në intervalin nga ora 10:14 deri të nesërmen më datë 22 gusht 2021 në ora 14:43, gjersa ka qenë duke bashkëjetuar me tani të ndjerën Marigona Osmani për motive të xhelozisë, me vetëdije ndërmerr veprime të dhunshme, posaçërisht të rënda – ekstreme ndaj saj.
Gjatë dy ditëve rresht, kohë pas kohe në vazhdimësi me një shkop të drurit e godet viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.
Nga pasoja e kësaj dhune ekstreme të shkaktuara nga shtypja, goditjet apo përplasja nga ndonjë mjet të fortë dhe të rëndë mprehtës shkaktohet vdekja e të ndjerës M.O., e cila ka ardhur si rrjedhojë e politraumës – lëndimeve të shumëfishta.
Politrauma dhe vdekja kanë ardhur drejtpërdrejti nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme nga thyerjet e ashtit, të nofullës së poshtme, thyerjet e brinjëve djathtas dhe majtas, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhje epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madhe dhe trurit të vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë dhe të njëjtën me ndihmën e Arbër Sejdiut e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty.
Arbër Sejdiu akuzohet se me datë, vend dhe kohë të përshkruar si në dispozitiv, me dashje i ka ndihmuar të akuzuarit Dardan Krivaqa ta kryej veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, në atë mënyrë që fillimisht kontakton me të akuzuarin Dardan Krivaqa përmes telefonit dhe takohet në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesën e të akuzuarii cili ishte duke bashkëjetuar me tani të ndjerën Marigona Osmani.
Me dashje ndërmerr veprime duke i krijuar të akuzuarit Dardan Krivaça kushte për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që përderisa i akuzuari Krivaça ishte duke ushtruar dhunë fizike ekstreme ndaj të ndjerës Marigona Osmani i akuzuari Arbër Sejdiu ofrohet tek dera e dhomës ku ishte e ndjera, vazhdon tek dera e hyrjes së banesës dhe përmes vrimës së derës së hyrjes së banesës shikon dhe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke i dëgjuar apo lëvizur aty pari.
Ai po ashtu disa herë e provon derën e hyrjes se a është e mbyllur, e të cilat veprime i njëjti gjatë qëndrimit në banesë i përsëritë në mënyrë të vazhdueshme herë pas here për të mënjanuar pengesat për gjatë kohës sa i akuzuari Dardan Krivaqa ishte duke ushtruar dhunë fizike ekstreme tek e ndjera.
Po ashtu i njëjti disa herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore ku edhe nga video incizimet vërehet se gjatë gjithë kohës së qëndrimit në banesë të akuzuarit Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaça kanë biseduar në telefon dhe njëkohësisht kanë biseduar në mes vete, ku dhe qëndrimi i tij gjatë gjithë natës në banesën e të akuzuarit D., tregon qëllimin e tij për të ndihmuar atë në kryerjen e veprës penale.
Ndërsa, për veprat penale të dhunimit dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë liruar nga akuza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje