LAJMI I FUNDIT:

Bojkotoi konferencën e Hajdarit, AGK thotë se deputetët e VV-së bënë presion ndaj gazetares së RTK-së

Bojkotoi konferencën e Hajdarit, AGK thotë se deputetët e VV-së bënë presion ndaj gazetares së RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka deklaruar të mërkurën se ka përcjell me shqetësim siç thuhet, presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica.

Kjo pasi e njëjta bashkë me gazetarë e kameramanë të tjerë e kanë bojkotuar konferencën për shtyp të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.


Hajdari flet për rastin Klan Kosova, mediat bojkotojnë konferencën
Lexo po ashtu Hajdari flet për rastin Klan Kosova, mediat bojkotojnë konferencën

“Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se ‘si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari’. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares”, thuhet në komunikatën për media.

AGK-ja e ka konsideruar bojkotin e së martës si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe mediave, dhe ka ftuar partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik.

Gjithashtu, AGK-ja e ka ftuar menaxhmentin e RTK-së të mos ndikohet nga presioni i pushtetit në raportim me veprimin e ekipit të vet në terren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori