LAJMI I FUNDIT:

Hajdari flet për rastin Klan Kosova, mediat bojkotojnë konferencën

Hajdari flet për rastin Klan Kosova, mediat bojkotojnë konferencën

Mediat kanë bojkotuar konferencën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sapo ajo ka filluar të flas për rastin e Klan Kosova.

Ekipet e gazetarëve dhe kameramanëve filluan të largohen nga konferenca në momentin që ministrja u deklarua për rastin në fjalë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ministrja u shpreh se i kupton shqetësimet lidhur me pezullimin e certifikatës së këtij mediumi.

Hajdari ka thënë se pezullimi i certifikatës së mediumin Klan Kosova nuk ka për qëllim kufizimin e fjalës së lirë, por zbatimin e ligjit.

Hajdari në konferencë për media tha se pretendimet që MINT ka vepruar qëllimshëm t’i kufizojë mediat, janë të pavërteta.

“Pezullimi nuk kishte për qëllim ta kufizojë fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë e mediave në vendin tonë, por vetëm të zbatojë kërkesat legjitime të kushtetues dhe ligjeve të Kosovës. Qëllimi i vetëm është zbatimi i ligjit, as më pak as më shumë”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo tha se MINT është e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjeve.

“Pretendimet që MINT ka vepruar qëllimshëm t’i kufizojë mediat janë tendencioze dhe të pavërteta. MINT është e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjeve të Kosovës, pa kompromis. Rasti i Klan Kosovës dhe rastet tjera kanë të bëjnë ekskluzivisht me çështje administrative të regjistrimit” .

"Demokracia vdes në errësirë", mediat protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës
Lexo po ashtu "Demokracia vdes në errësirë", mediat protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

Ndryshe, të hënën Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Protesta ishte organizuar në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori