LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM mbështet Rezolutën e Senatit Amerikan për gjuhën dhe kulturën maqedonase

OBRM-PDUKM mbështet Rezolutën e Senatit Amerikan për gjuhën dhe kulturën maqedonase

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me propozim-Rezolutën në Senatin Amerikan për shënimin e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase, theksoi se OBRM-PDUKM-ja i jep mbështetje pa rezervë rezolutës së propozuar për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe inkurajon të tjerët, institucionet dhe shtetet që të sjellin dokumente për të mbështetur dallueshmërinë shekullore maqedonase.

“Më lejoni të nënvizoj se para dy vitesh askush nuk fliste për garanci për veçantinë historike dhe kulturore shekullore maqedonase, dhe kjo pyetje dhe reagim po ndodh falë OBRM-PDUKM-së e cila e hapi dhe e imponoi këtë çështje në diskursin publik. Si OBRM-PDUKM i japim mbështetje të parezervë kësaj Rezolute.

Është domethënëse që partnerët strategjikë të kuptojnë popullin maqedonas dhe veçantinë e saj, dhe është shumë e rëndësishme që kjo çështje të ketë mbështetje sa më të gjerë, gjegjësisht të inkurajohen vendet e tjera dhe institucionet evropiane që të miratojnë dokumente përmes institucioneve të tyre në mbështetje e veçantisë shekullore maqedonase, historisë, gjuhës dhe kulturës, gjegjësisht me një fjalë të identitetit maqedonas”, theksoi Stoillkovski./Telegrafi/


Senati Amerikan: Rezolutë për të festuar gjuhën dhe kulturën maqedonase
Lexo po ashtu Senati Amerikan: Rezolutë për të festuar gjuhën dhe kulturën maqedonase

Në trend Lajme

Më shumë
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

Lajme
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Lajme
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Lajme
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori