LAJMI I FUNDIT:

Pushimet verore, fillojnë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

Pushimet verore, fillojnë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët.


“Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/