LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami harton listën e ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar Harry Kane

Tottenhami harton listën e ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar Harry Kane

Tottenham Hotspur thuhet se ka krijuar një listë të ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar sulmuesin Harry Kane, i cili pritet të largohet këtë verë.

Gjatë javëve të fundit, spekulimet rreth të ardhmes së Kane me Spurs kanë filluar të nxehen.


Më herët është raportuar se gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, kanë pasur dy oferta të refuzuara nga klubi i Londrës së Veriut.

Përveç klubit bavarez, kampionët e Francës, Paris Saint Germain gjithashtu besohet se po monitorojnë situatën.

Ofertë finale, sot pritet të vendoset për transferimin e Harry Kane te Bayern Munich
Lexo po ashtu Ofertë finale, sot pritet të vendoset për transferimin e Harry Kane te Bayern Munich

Të hënën, u raportua se drejtuesit e Bayernit kanë udhëtuar në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me drejtuesit e Spurs.

Ndërsa e ardhmja e Kane mbetet e pasigurt, Spurs thuhet se kanë hartuar një listë të ngushtë me tre lojtarë pasi kanë filluar kërkimin për një zëvendësues të mundshëm.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, ylli i Nottingham Forest, Brennan Johnson është emri i parë në listën e ngushtë të Spurs.

Përveç reprezentuesit të Uellsit, Spurs jithashtu janë të interesuar për sulmuesin e Bayern, Mathys Tel dhe Gift Orban të Gent.

Shefi i Forestit, Steve Cooper besohet se dëshiron të mbajë Johnson, por kërkesat e Fair Play Financiar mund ta detyrojnë klubin të shesë asetin e tyre më të çmuar, por do të kërkojnë 60 milionë euro për 22-vjeçarin, për të cilin refuzuar javën e kaluar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga Brentfordi.

Më herët gjatë muajit, trajneri i Spurs, Ange Postecoglou foli për të ardhmen e Kane gjatë turneut para-sezonal të klubit në Australi.

Dy sulmuesit tjerë, Tyl dhe Orban mund të jenë zgjedhje më të lira sesa Johnson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori