LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi bën ofertën e parë për Alphonso Davies

Real Madridi bën ofertën e parë për Alphonso Davies

Alphonso Davies është një nga objektivat e mëdhenj të Real Madridit prej vitesh, por ky afat kalimtar po duket i duhuri për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Mbrojtësi kanadez ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka ardhur rinovimi.


Në fakt palët kanë qenë në bisedime për zgjatjen e kontratës, por së fundmi janë ndalur ato pasi nuk ka një marrëveshje mes kampionëve të Gjermanisë dhe agjentëve të futbollistit.

Alphonso Davies zbulon prapaskenat se si dështoi transferimi i tij te Barcelona
Lexo po ashtu Alphonso Davies zbulon prapaskenat se si dështoi transferimi i tij te Barcelona

Real Madridi po e monitoron situatën e kanadezit dhe është gati për të përfituar që ta transferojë atë në Santiago Bernabeu.

22-vjeçari e ka pranuar disa herë se ëndrra e tij është të luaj për Los Blancos derisa klubi madrilen ka bërë ofertën e parë zyrtare.

Shkëmbim mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Davies?
Lexo po ashtu Shkëmbim mes Real Madridit dhe Bayern Munichut për Davies?

Mediat spanjolle kanë raportuar se madrilenët kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e Davies, ofertë që po shqyrtohet nga bavarezët.

Bayern synon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e yllit kanadez, mirëpo nuk guxojnë të rrezikojnë shumë pasi pas 12 muajsh Davies mbetet lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet Realit pa fituar asgjë kampioni në fuqi i Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori