LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari ushtarak dëshmon para Kongresit Amerikan për jashtëtokësorët – deklaratat e tij janë interesante

Ish-zyrtari ushtarak dëshmon para Kongresit Amerikan për jashtëtokësorët – deklaratat e tij janë interesante

Shtetet e Bashkuara po mbajnë të fshehtë prej shumë kohësh një program që zbërthen anën inxhinierike të objekteve ajrore të paidentifikuara, tha në një seancë dëgjimore në Kongres një ish punonjës zbulimi i Forcave Ajrore amerikane.

Por siç shkruan Zër i Amerikës, Pentagoni i ka hedhur poshtë pretendimet.


Dëshmia e shumëpritur e majorit në pension, David Grusch, para një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, është përpjekja më e fundit e Kongresit për të hedhur dritë mbi “fenomenet ajrore të paidentifikuara”, UAP, termi zyrtar që përdor qeveria amerikane në vend të UFO-ve.

Ndërsa studimi i mjeteve fluturuese ose objekteve misterioze shpesh sjell në qendër të vëmendje zhargonin për alienët, demokratët dhe republikanët kanë kërkuar më shumë hulumtime, duke e lidhur çështjen me sigurinë kombëtare për shkak të shqetësimeve se ato mjetet që kanë vënë re pilotët mund të kenë lidhje me vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara.

Dhe siç bëhet e ditur, Grusch tha se në vitin 2019 atij iu kërkua nga kreu i një ekipi qeveritar për fenomenet ajrore të paidentifikuara, UAP, që të identifikojë të gjitha programet sekrete që kanë lidhje me misionin e ekipit në fjalë.

Në atë kohë, ai punonte në Zyrën Kombëtare të Zbulimit, agjencia amerikane që operon satelitët spiunë.

“Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare u informova për një program prej disa dekadash për gjetjen e mjeteve UAP të rrëzuara dhe zbërthimin e anës inxhinierike të tyre, në të cilin nuk mu lejua qasja”, tha ai.

I pyetur nëse qeveria amerikane kishte të dhëna mbi jetën jashtëtokësore, Grusch tha se ka të ngjarë që SHBA-të të ketë qenë në dijeni të aktivitetit “jo-njerëzor” që nga vitet 1930. Por Pentagoni i ka mohuar pretendimet.

Zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Sue Gough, tha përmes një deklarate se hetuesit nuk kanë zbuluar “ndonjë informacion të verifikueshëm për të vërtetuar pretendimet se ka ekzistuar në të kaluarën apo tani ndonjë program në lidhje me zotërimin apo zbërthimin e teknologjisë së objekteve jashtëtokësore”.

Deklarata nuk adresoi UFO-t, objektet fluturuese të paidentifikuara, që nuk dyshohet se janë objekte jashtëtokësore. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori