LAJMI I FUNDIT:

Opozita konteston ligjet e Qeverisë të miratuara në Kuvend, katër prej tyre po shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese

Opozita konteston ligjet e Qeverisë të miratuara në Kuvend, katër prej tyre po shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimet dhe ligjet e miratuara nga Qeveria Kurti. Vetëm së fundi  katër nga ligjet e votuara në Kuvend kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. 

Në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, aktualisht janë katër ligje të cilat janë në procedurë të shqyrtimit.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula konfirmoi për Telegrafin se dy ligje janë dërguar nga LDK, ndërsa PDK e  AAK kanë dërguar nga një ligj.


“1.Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Parashtrues: Dhjetë  deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 2 Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë. Parashtrues: njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dhe vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë. Parashtrues: dhjetë  deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Vërejtje: Kërkesat KO216/22 dhe KO220/22 janë bashkuar dhe trajtohen si të tilla nga Gjykata)”, tregoi ai.

Ndërkaq, PDK ka dërguar në Kushtetuese ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“ Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Parashtrues: Dhjetë deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës”, njoftoi Dula.

Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartimin e politikave
Lexo po ashtu Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartimin e politikave

Ligji i fundit i dërguar në Gjykatën Kushtetuese është ai për pagën minimale.

AAK këtë ligj e dërgoi në Kushtetuese para pak ditësh.

“ Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-142 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore. Parashtrues: Dhjetë  deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (8 deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe 2 deputetë të pavarur)”, theksoi ai.

Lidhur me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese për Telegrafin ka folur edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftaraj ka konsideruar se inicimi i ligjeve në Gjykatë nuk mund të konsiderohet si diçka negative.

“Në anën tjetër, jo në pak raste, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë respektuar Kushtetutën me rastin e miratimit të ligjeve”, u shpreh Miftaraj, duke shtuar se kjo legjislaturë është ndër legjislaturat që ka pasur qasjen më shpërfillëse në raport me Kushtetutën e vendit.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte thënë se dërgimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese po pengon reformat në fushat e caktuara.

“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim. Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavarësisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit”, është shprehur Kurti.

Ndryshe, me Kushtetutën e Kosovës bëhet e ditur se “në rast kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerrë vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori