Tetë lojtarët e PSG-së që janë grabitur në Paris ndërsa Donnarumma është viktima e fundit
Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij sapo janë bërë viktima të grabitjes në shtëpinë e tyre në Paris.
Megjithatë, portierit italian nuk është lojtari i parë i PSG-së që është grabitur në kryeqytetin francez.
Këtu janë tetë lojtarët e tjerë të PSG-së që janë grabitur ndër vite.
Presnel Kimpembe
Dy persona grabitën shtëpinë e mbrojtësit francez 27-vjeçar më 25 nëntor në Noisy-le-Roi. Sipas një burimi të afërt me rastin, dëmi llogaritet në 5000 euro.
Marquinhos
Më 14 mars 2021, Marquinhos u përball me një situatë zemërthyese. Ndërsa ai ishte duke luajtur, familja e tij përjetoi një incident traumatik – ata u grabitën dhe u sulmuan fizikisht. Mashtruesit u larguan me 1300 euro në para dhe një numër çantash luksoze.
Angel Di Maria
Shtëpia e Angel Di Maria ishte objekt i një grabitjeje të dhunshme në të njëjtën natë me atë të Marquinhos. Fillimisht, pati raportime që sugjeronin se anëtarët e familjes së Di Marias u morën peng gjatë thyerjes.
Megjithatë, më vonë u bë e qartë se gruaja dhe dy vajzat e Di Maria ishin lart në momentin e incidentit dhe e morën vesh më vonë.
Thiago Silva
Më 22 dhjetor 2018, hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe i vodhën një kasafortë. Kasaforta mbante sende me vlerë rreth 1.5 milion euro.
Dani Alves
Në shkurt 2019, shtëpia e Dani Alves u grabit gjatë një ndeshjeje të PSG kundër Montpellier. Dëmi sipas raportimeve mund të jetë mbi 10 mijë euro.
Eric Maxim Choupo-Moting
Ai ka përjetuar dy tentativa për grabitje. E para ka ndodhur më 28 nëntor 2018, në një ndeshje kundër Liverpoolit. Përpjekja e dytë ndodhi më 24 dhjetor të po atij viti. Në total gjatë këtyre incidenteve i janë vjedhur sende me vlerë 600 mijë euro.
Mauro Icardi
Më 30 janar 2021, teksa ai ishte në rrugë për të luajtur kundër Lorientit, hajdutët i vodhën bizhuteritë, orët dhe rrobat e tij, të gjitha në vlerë prej rreth 400,000 euro.
Sergio Rico
Vetëm disa ditë më parë, më 22 janar, shtëpia e Sergio Ricos u grabit. Hajdutët kanë vjedhur sende, ora dhe bizhuteri, të gjitha me vlerë rreth 25 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ballkani fitore të pastër ndaj Malishevës, shkëputet me katër pikë nga ndjekësit
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit
Arsenali konsideron një transferim befasues të lojtarit që e largoi në vitin 2017
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t'i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë
Ylli i Real Madridit në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve shkaku i lëndimit
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend