LAJMI I FUNDIT:

Kafshë të panumërta janë vrarë nga zjarret që shpërthyen në Greqi këtë javë

Kafshë të panumërta janë vrarë nga zjarret që shpërthyen në Greqi këtë javë

Qytetarëve grekë u kërkohet të mos lënë kuaj, qen apo kafshë të tjera të bllokuara ndërsa vendi po përgatitet për një valë të dytë të të nxehtit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një thirrje e tillë bëhet pasi kafshë shtëpiake të panumërta, kafshë fermash dhe kafshë të egra janë vrarë nga zjarret që shpërthyen në Greqi këtë javë.


Grupet e mirëqenies së kafshëve u kanë bërë thirrje njerëzve që të evakuojnë kafshët e tyre, por kjo nuk është gjithmonë e mundur në zonat më të goditura rreth Atikës dhe Rodosit.

Pasi shpërthyen një pjesë të pyjeve dhe shtëpive që nga e hëna, zjarret dukej se ishin kontrolluar kryesisht këtë mëngjes (20 korrik).

Por një valë e dytë e të nxehtit parashikohet të çojë temperaturat mbi 40 gradë Celsius sot, duke rrezikuar rindezjen e tyre në pyje, ka paralajmëruar shërbimi meteorologjik grek.

“Fatkeqësisht, ne tashmë dimë për dhjetëra kafshë të djegura në strehimore dhe ne përpiqemi në bashkëpunim me vullnetarët dhe grupet e shpëtimit të lëshojmë sa më shumë kafshë të jetë e mundur”, tha Sekretariati Special për Mbrojtjen e Kafshëve Shoqëruese në Greqi.

“Çdo jetë ka vlerë”, shtuan ata, duke u kërkuar njerëzve që ikin nga zjarret të marrin me vete kafshët e tyre dhe “në asnjë rrethanë” t’i lënë të bllokuar dhe të lidhur me zinxhirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Botë
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori