LAJMI I FUNDIT:

Te Dinamo Zagreb “fërkojnë duart”: Me transferimin e Gvardiol kroatët fitojnë një shumë të pabesueshme parash

Te Dinamo Zagreb “fërkojnë duart”: Me transferimin e Gvardiol kroatët fitojnë një shumë të pabesueshme parash

Dinamo Zagreb do të fitojë një shumë të madhe parash me kalimin e Josko Gvardiol nga RB Leipzig te Manchester City, që pothuajse është mbyllur.

Çmimi i tij përmendet të jetë 100 milionë euro, që do ta bëjë kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë.

Më parë, rekordi mbahej nga Harry Maguire, i cili mbylli transferimin nga Leicester City te Manchester United në vitin 2019. Djajtë e Kuq paguan 87 milionë për mbrojtësin tashmë tridhjetë vjeçar.


Dinamo ka të drejtën e 20 për qind të diferencës mes asaj që ka paguar RB Leipzig për Gvardiol dhe asaj që do të marrë nga transferimi i radhës.

Gjermanët kanë paguar 18 milionë euro për 21-vjeçarin në vitin 2021 dhe nëse marrin 100 për të nga Man City, Dinamo do të merrte 20 për qind të 82 milionë eurove, ose 16.4 milionë euro.

E kryer, Josko Gvardiol i Manchester Cityt – thyhet rekordi i transferimit për një mbrojtës
Lexo po ashtu E kryer, Josko Gvardiol i Manchester Cityt – thyhet rekordi i transferimit për një mbrojtës

Gjithashtu, me këtë transferim, Gvardiol do të bëhet lojtari i shtatë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Para tij janë emra si Neymar (222 milionë euro), Kylian Mbappe (180), Coutinho (135), Ousmane Dembele (135), Joao Felix (127.2) dhe Enzo Fernandez (121). /Telegrafi/