Bytyqi: Ne mbështesim kompanitë për të investuar, zhvilluar dhe hapur vende të reja pune
Funksionimi i kompanisë Laktalis nga Manastiri është treguesi i vërtetë i suksesit të Planit të Rritjes Ekonomike të përcaktuar në vitin 2017, përmes të cilit Qeveria është në rrugën e duhur për të siguruar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompaninë Laktalis në Manastir, e cila përpunon qumështin dhe prodhon djathëra.
Në deklaratën e tij pas vizitës në kapacitetet prodhuese të kompanisë, zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se Laktalis me sukses e përfundoi ciklin e parë investues për vitin 2018-2019, për të cilin përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve janë paguar mbi një milion denarë për mbështetjen e rritjes së investimeve kapitale dhe të ardhurave, si dhe konkurrueshmëri në treg.
“Ajo që më gëzon veçanërisht si zëvendëskryeministër është fakti që inkurajuam Laktalisin të hyjë në një cikël të ri investimi, gjë që e bëri në vitin 2020, për çka nënshkruam një marrëveshje me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2024. Për masat mbështetëse për rritjen e investimeve kapitale dhe të hyrave dhe konkurrueshmërisë në treg, vetëm për dy vitet e para, Qeveria i ka paguar Laktalisit mbi 12 milionë e 500 mijë denarë”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se qëllimi i Planit për rritje ekonomike për të mbështetur kompanitë është partneriteti me kompani si Laktalis për të investuar, zhvilluar dhe hapur vende të reja pune për qytetarët tanë.
“Vetëm në rajonin e Pellagonisë kemi paguar mbi 506 milionë denarë për 77 kompani për periudhën 2018-2022, duke kontribuar kështu në zhvillim të balancuar. Vitin e kaluar janë nënshkruar mbi 270 kontrata mbështetëse me kompani në mbarë vendin, të cilat kanë hyrë në cikle investimi prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë mbi 3700 vende pune në pesë vitet e ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre”, tha Bytyqi.
Menaxherja e resurseve njerëzore në Laktalis, Vesna Korunoska, theksoi se falë mbështetjes së Qeverisë, kompania ka mundur të realizojë planet e saj për rritjen e prodhimit dhe eksportit, për këtë arsye është arritur rritje e fitimit.
“Kemi pasur investime të mëdha si në fushën e prodhimit ashtu edhe në atë të blerjes së qumështit, kemi punuar për të rritur dhe përmirësuar kushtet për blerjen e qumështit nga kooperativat tona, kemi punuar për përmirësimin e kushteve tona të prodhimit, të cilat u mundësoi atyre jo vetëm rritjen e volumit të prodhimit dhe cilësinë dhe sigurinë më të mirë të produkteve tona, por edhe kushte më të mira pune për punonjësit tanë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do ta kishte mbështetur ciklin e investimeve në Laktalis”, tha Korunoska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Ish-kryeministri britanik, David Cameron pritet të vizitoj Tiranën
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare