Pas incidentit të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetë dhe ministra, të parët u intervistuan zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati e më pas deputetët e PDK-së Hajdar Beqa dhe Mërgim Lushtaku.
Pas intervistimit, avokati i deputetit Lushtaku, Faton Fetahu, tha se klienti i tij është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.
Sipas tij Lushtaku, të gjitha veprimet i ka bërë në vetëmbrojtje.
“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës, ai përgjegjësitë e tij të deputetit dhe rregulloren e punës së Kuvendit, deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushtaku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhynë në sallën e Kuvendit”, tha avokati Fetahu.
Prokuroria ka ftuar për intervistim edhe deputetin tjetër të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti Bekim Haxhiu konfirmoi se ai do të intervistohet javën e ardhshme.
Ndaj të përfshirëve në rrahje Prokuroria po zhvillon hetimet në drejtim të veprës penale “Sulm”.
Avokatja, Fehmije Gashi, thotë se për këtë vepër penale parashihet edhe dënimi me burg.
Sipas saj, edhe deputetët e qeveritarët e përfshirë në rrahje do të ndiqen penalisht ashtu si çdo person tjetër.
“Kjo është vepër penale dhe parashihet ndëshkim- dënim edhe me burg edhe aq më tepër se këtë rast kemi të bëjmë me sulm ndaj personave zyrtarë dhe kur sulmi i drejtohet personave zyrtarë edhe ndëshkueshmëria është më serioze. Edhe ata para ligjit janë të barabartë sikurse të tjerët dhe natyrisht që do t’i nënshtrohen procedurës penale. Varësisht prej cilave veprave i jep prokuroria edhe pse dje kuptova që është vlerësuar sipas procedurave penale me veprën penale sulm dhe mandej pasi që kemi incizime dhe ato incizime në praktikën gjuhësore quhen sanim i provave tjera pra s’ka nevojë as deklarim a sen kur gjithçka është e incizuar”, tha avokatja Gashi, raporton RTV21.
Se deputetët dhe qeveritarët e përfshirë në rrahje mund të ndiqen penalisht e thotë edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
“Gjykata Kushtetuese në një kërkesë që është iniciuar nga ana e Zyrës së kryeministrit kishte marrë një aktgjykim ku kishte folur lidhur me imunitetin e presidentit deputetëve, kryeministrit nëse të njëjtin mund të arrestohen të ndiqen penalisht. Ky aktgjykim kishte përcaktuar se edhe deputetët edhe presidenti edhe ministrat që bëjnë vepra penale jashtë imunitetit funksional atëherë munden edhe të arrestohen edhe të ndiqen penalisht për veprat që dyshohen se mund të kryhen. Është fazë shumë e hershme për ta komentuar e për çfarë vepre penale mund të kualifikohet..”
Lidhur me rrahjen e djeshme në Kuvend, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet sipas dispozitave ligjore të Kodit Penal, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025