LAJMI I FUNDIT:

Refuzoi 100 milionë euro, sauditët ofertë të re për Paul Pogban

Refuzoi 100 milionë euro, sauditët ofertë të re për Paul Pogban

Paul Pogba ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Arabia Saudite për tre sezonet e ardhshme, duke dëshiruar të qëndrojë te Juventusi, klubet klubet saudite nuk po e lënë rehat.

Sipas mediave italiane nuk përjashtohet mundësia e rritjes së ofertës për francezin.


Al-Ahly dhe Al-Ittihad janë dy klubet që kanë shfaqur interes për mesfushorin e Juventus, megjithatë ky i fundit nuk është bindur nga shifra e ofruar për t’u larguar nga Italia.

Megjithatë të dy klubet saudite janë të gatshëm të rrisin ofertën për Pogban dhe nuk përjashtohet mundësia që francezi të joshet nga paratë e mëdha që do t’i ofrohen.

Juventusi nga ana tjetër mbetet në pozicion pritjeje, pasi për momentin klubi torinez nuk ka marrë asnjë ofertë.

"Silleni në shtëpi": Tifozët e Man United reagojnë pasi Juventusi është gati të shesë Pogban
Lexo po ashtu "Silleni në shtëpi": Tifozët e Man United reagojnë pasi Juventusi është gati të shesë Pogban

Zonja e Vjetër nuk do ta lejojnë largimin e 30-vjeçarit pa një shifër të majme, pasi in duhet për ta zëvendësuar francezin. /Telegrafi/