Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen e financimit me Bankën Evropian të Investimeve në vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kjo linjë ka ndikim rajonal ndërlidhjen e qendrave kryesore dhe do të jetë me standarde evropiane duke lejuar operimin deri në 100 km në orë.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se rehabilitimi i linjë hekurudhore 10 tashmë është në proces.
Ai tha se dy fazat e para janë në proces dhe kompania është duke kryer punën dhe mbetet faza e tretë për të filluar, që është segmenti prej Mitrovicës në Leshak, pasi fazat e para janë segmenti nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë si dhe tjetri nga Fusha Kosova në Mitrovicë, raporton Telegrafi.
Ai tha po ashtu mbetet të kryhet edhe sinjalistika.
“Pra, ne kemi nënshkruar marrëveshje për financim shtesë që është në vlerë prej 38 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve mjete që i vihen në dispozicion ndërmarrjes publike ‘Infrakos’ në mënyrë që të vijojë me fazat tjera…”, tha ai.
Ministri bëri të ditur se kredia me Bankën Evropiane pritet të disbursohet deri në 5 këste, kurse interesi përcaktohet në momentin kur bëhet kërkesa për disbursim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?