LAJMI I FUNDIT:

Ideatori i logos për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderohet me çmim të Argjendtë në SHBA

Ideatori i logos për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderohet me çmim të Argjendtë në SHBA

Albian Gagica është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA, për realizimin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gagica në një postim në Facebook.


“Faleminderit CADC për njohjen e punës sime. Çmimi i Argjendtë për brendimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtu është arti, dashuria dhe liria”, ka shkruar Gagica.

Ai në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se “Connecticut Art Directors Club” është institucion i lartë sa i përket dizajnit grafik dhe se ndjehet i lumtur për çmimin që ka pranuar.

“E kam dorëzuar logon që e kam dizajnuar dhe jam shpërblyer me vendin e dytë në kategorinë e identiteteve. Jam shumë i lumtur për çmimin”, tha Gagica. /Telegrafi/