LAJMI I FUNDIT:

Refugjati afgan që punon në Shëngjin: Këtu është shumë mirë, por të ardhmen e shohim në SHBA

Refugjati afgan që punon në Shëngjin: Këtu është shumë mirë, por të ardhmen e shohim në SHBA

I akomoduar në këtë zonë prej shtatorit të vitit 2021, refugjati afgan me profesion ekonomist, për të dytin vit radhazi po punon në një stacion plazhi privat. Refugjati afgan tregon se është pritur mjaft mire në Shëngjin, duke u miqësuar shpejte me vendasit dhe pushuesit.

“Këtu  në Shqipëri ndjehemi shumë mire dhe jemi socializuar shumë shpejt, kjo dhe fale mikpritjes shqiptare. Kishim shprese qe do iknim ne SHBA brenda pak mujsh, por kjo nuk ndodhi dhe unë vendosa që të punësohem. Për të dytin vit punoj këtu tek plazhi dhe jam shumë i kënaqur.


Jam mësuar shumë shpejt me punën dhe po kaloj shumë mire, pasi dhe pushuesit dhe pronari janë shumë miqësor dhe me mbajnë afër”, shprehet ai

Fiorua Ahman thotë se paga është e mjaftueshme, pasi shpenzimet për fjetje dhe ushqim i ka të mbuluara.Në fillim ka hasur në vështirësi për komunikimin, por tashmë ka mësuar disa fjalë shqip, por të ardhmen e sheh në SHBA.

“Paguhem 450 mijë lek në muaj (430 euro), ndërsa në Afganistan kam qenë paguar 800 euro se isha në profesionin tim normalisht, por dhe këtu nuk është keq.

Në fillim ishte problem gjuha, por tani kam mësuar disa fjalë shqip dhe arrit të komunikoj me njerëzit. Edhe këtu është shumë mire, por të ardhmen e shohim në SHBA dhe shpresoj të largohem bashke me familjen brenda 2 muajve”, thotë ai.

Pushuesit thonë se janë miqësuar me shtetasin afgan, i cili sipas tyre sillet mjaft mire dhe është shumë i vëmendshem në punën që bën.

Rreth 500 refugjatë afganë ndodhen aktualisht në Shëngjin. Disa prej tyre janë punësuar, për aq kohë sa të përgatiten dokumentet e tyre për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera.