LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Visar Bekajt pas prezantimit te Hatayspor – trajneri tregon se për sa vite e përcolli para se ta ofronte në skuadër

Fjalët e para të Visar Bekajt pas prezantimit te Hatayspor – trajneri tregon se për sa vite e përcolli para se ta ofronte në skuadër

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, është prezantuar nga klubi turk Hatayspor, duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Ai është prezantuar sot në pranin e kryetarit të klubit Aydin Toksoz dhe trajnerit Volkan Demirel.


Bekaj ka folur për ueb faqen e klubit, duke përmendur fillimisht tërmetin që ka ndodhur në këtë vend dhe qytetet e tjera përreth, ndërsa ka nënvizuar se do të punojnë shumë që të arrijnë sukses.

“E di që në Hatay kanë ndodhur gjëra të tmerrshme (tërmeti), momente të këqija. Kam ardhur këtu për të nisur një kapitull të ri, për këtë klub edhe për gjërat që kanë ndodhur”.

“Ekipi është shumë i mirë, stafi dhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Besoj që së bashku do të bëjmë më të mirë. Me një atmosferë të mirë do të bëjmë gjëra shumë të mira së bashku”, ka thënë Bekaj.

Zyrtare: Visar Bekaj prezantohet te Hatayspor
Lexo po ashtu Zyrtare: Visar Bekaj prezantohet te Hatayspor

Trajneri i Hatayspor, Volkan Demirel që në të shkuarën ka qenë portier i Fenerbahces dhe Komëtares së Turqisë, ka thënë se ka dy vite që e përcjell portierin.

“Kemi bërë një transferim shumë të rëndësishëm për klubin. Jam i lumtur që do të punoj me Visar Bekajn. Kam dy vite që e përcjelli Visar Bekajn dhe ka qenë e shkruar që këtë vit ta transferojë. Së bashku me Visarin do të punojmë për sukseset e Hatayspor”, ka thënë Demirel.

View this post on Instagram

A post shared by Hatayspor (@hatayspor)

Visar Bekaj ka luajtur më parë për Ramiz Sadikun, Prishtinën dhe Tiranën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori