LAJMI I FUNDIT:

Reperja Da Brat bëhet nënë

Reperja Da Brat bëhet nënë

Da Brat është bërë nënë.

Reperja 49-vjeçare lindi fëmijën e parë të saj dhe gruas së saj, Jesseca “Judy” Dupart, një djalë i quajtur True Legend Harris-Dupart, më 6 korrik, pasi më parë kishte pësuar një abort.

“Nuk mund të besoj se ai doli nga unë”, tha artistja e “Give It 2 You”.


Foto: Instagram

“Duket si një ëndërr. Ai është perfekt në çdo aspekt”.

Da Brat thotë se ajo është “shumë mirënjohëse për një bekim të tillë” duke shtuar se “ky udhëtim ka qenë më i mahnitshëm nga sa mund ta imagjinonim ndonjëherë”.

Foto: Instagram

Dupart, 41 vjeçe, ndau gjithashtu një video nga koha e çiftit në spital dhe disa foto të ëmbla të të porsalindurit.

Da Brat, emri i vërtetë i së cilës është Shawntae Harris, i befasoi fansat me lajmin për shtatzëninë e saj në shkurt.

Foto: Instagram

Ndërsa ajo dhe parukierja kishin një “luftë” se kush do të mbante fëmijën e tyre, Da Brat i tha People në atë kohë se Dupart vendosi që ajo “duhet të kishte përvojën”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images