LAJMI I FUNDIT:

The Economist: Serbia një nga ‘idiotët e dobishëm’ të Vladimir Putinit në Evropë

The Economist: Serbia një nga ‘idiotët e dobishëm’ të Vladimir Putinit në Evropë

Disa vende të Bashkimit Evropian ose kandidatë për t’u anëtarësuar në union po e ndihmojnë presidentin rus Vladimir Putin, siç është Serbia, e cila nuk e fsheh afërsinë me Moskën dhe është mbështetëse e Rusisë.

Me termin “idiotë të dobishëm”, gazeta britanike The Economist përshkruan qeveritë dhe individët që për arsye të ndryshme, por kryesisht për interesa personale, promovojnë narrativat e Putinit në Perëndim dhe i shkaktojnë dëm Ukrainës të sulmuar nga Moska.

Mes anëtarëve të BE-së, gazeta është e para që përmend Hungarinë, kryeministri i së cilës është mbështetësi më i shquar i Putinit, sepse Viktor Orban vazhdimisht kritikon Perëndimin për ndihmën e Ukrainës, por ende importon naftë ruse.


Në vend të dytë, është Austria, e cila bën thirrje për neutralitet, pretendon të jetë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ofron shumë pak ndihmë për Ukrainën, shkëmbimi i tregtisë së jashtme të së cilës me Rusinë ka lulëzuar kohët e fundit.

Rusia dhe Serbia po koordinohen për takimin e Ivica Daçiqit dhe Sergei Lavrovit në Moskë
Lexo po ashtu Rusia dhe Serbia po koordinohen për takimin e Ivica Daçiqit dhe Sergei Lavrovit në Moskë

Një tjetër anëtare e BE-së, Greqia u pajtua t’i vendoste sanksione Rusisë, por refuzoi të kufizonte transportin e naftës ruse, e cila është shumë fitimprurëse për kompanitë greke.

Si jo-anëtare e BE-së, Serbia as që nuk përpiqet të fsheh mundësinë fitimprurëse që i ofron Rusia për të anashkaluar sanksionet.

Gazeta tregon se në Evropë partitë ekstremiste, shpesh janë të bashkuara në kërkesën për rivendosjen e paqes në Ukrainë, “në mënyrë që agresioni rus të shpërblehet me territoret e pushtuara”.

Sipas këtyre partive, NATO-ja kishte provokuar sulmin e Rusisë, se Ukraina është një krijesë artificiale që i përket Rusisë dhe se SHBA-ja qëllimisht po i hedh benzinë zjarrit për të shitur armë.

Në fund, gazeta thekson se liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marie Le Pen, zëvendëspresidenti i Qeverisë italiane Matteo Salvini, liderët e Alternativës për Gjermaninë si dhe Partia e Majtë gjermane janë unike në qëndrimet e tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori