LAJMI I FUNDIT:

Rebelimi i Wagnerit mund ta kishte ‘ndarë Rusinë në dysh’, thotë një zyrtar i inteligjencës ukrainase

Rebelimi i Wagnerit mund ta kishte ‘ndarë Rusinë në dysh’, thotë një zyrtar i inteligjencës ukrainase

Rebelimi i Wagner-it mund të kishte rezultuar në ndarjen e Rusisë në të paktën dy pjesë, ka thënë kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në Ukrainë.

Kyrylo Budanov përshkroi një skenar nëse shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe trupat do të kishte mbërritur deri në Moskë. (Në realitet, grupi Wagner u tërhoqën përpara se të arrinin në kryeqytet).

“Po të kishte hyrë Prigozhin në një Kremlin të zbrazët atë ditë, ai do t’i kishte treguar publikut se Kremlini është bosh”, tha Budanov.


“Nuk ka ministra. Nuk ka atje zyrtarë të lartë të vërtetë. Të gjithë u arratisën dhe do të demonstronte se nuk ka asnjë autoritet në pushtet aktualisht në Rusi”.

“Por nga ana tjetër, disa zyrtarë nga Shën Petersburgu apo diku tjetër do të fillonin të pretendonin se ata janë pushteti legjitim që krijon një situatë të dy pushteteve në vend, që menjëherë do të ishte e ndarë”.

Budanov tha se marrëveshja midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Prigozhinit “bleu pak kohë” për udhëheqjen ruse.

Sido që të jetë, ai tha se pozicioni i qeverisë ruse si një “shtyllë gjithë-kontrolluese e pushtetit” ishte minuar ndjeshëm nga veprimet e Prigozhinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori