LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet e-maili racist që trajneri i PSG-së e ka shkruar dhe për çka përfundoi sot i arrestuar

Zbulohet e-maili racist që trajneri i PSG-së e ka shkruar dhe për çka përfundoi sot i arrestuar

Publiku i futbollit francez u trondit nga lajmi se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, u arrestua me djalin e tij John, mëngjesin e së premtes në Nice.

Galtier dhe djali i tij u morën në paraburgim të premten rreth orës 9 të mëngjesit për hetim mbi skandalin e diskriminimit racor, ndërsa trajneri ishte në krye të Nice.


Të dy do të mbahen nën vëzhgim policor për 24 orë dhe gjatë kësaj periudhe do të zbulohet nëse do të lirohen apo do të mbahen në paraburgim.

Çështja është një e-mail në të cilin Galtier dyshohet se sulmoi drejtorin e atëhershëm sportiv të Nice, Julien Fournier për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanëve në skuadër.

“Ju keni bërë një ekip të poshtër. Unë kam vetëm zezakë, dhe gjysma e ekipit shkon në xhami të premteve”, thuhet në emailin e pretenduar të Galtier, i cili tani po qarkullon në mediat franceze.

Trajneri i PSG-së, Galtier rrezikon deri në tri vite burg
Lexo po ashtu Trajneri i PSG-së, Galtier rrezikon deri në tri vite burg

Galtier mohoi të kishte shkruar një gjë të tillë dhe PSG, një klub me shumicë arabe, nisi një hetim.

Numri i telefonit të Galtier u përhap në rrjetet sociale dhe brenda një dite ai mori më shumë se 5000 kërcënime. Për shkak të kësaj, ai punësoi truproja.

Në prill, RMC Sport njoftoi një dënim të mundshëm për Galtier. Punonjësit e Nice supozohet se konfirmuan se e-maili i përmendur ekzistonte dhe se gjithçka ishte siç përshkruhet në të.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier arrestohet nga policia franceze
Lexo po ashtu Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier arrestohet nga policia franceze

Aktualisht policia po shqyrton të gjitha provat dhe RMC shkruan se dënimi më i mundshëm për Galtier, nëse pretendimet vërtetohen, është tre vjet burg dhe 45 mijë euro gjobë. /Telegrafi/