LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktori i “Titanic”, Lew Palter

Vdes aktori i “Titanic”, Lew Palter

Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Palter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si njeriu që shtriu gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.


Foto: Straus Historical Society

Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit.

Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

Foto: Instagram

Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

Ai mësoi studentë që do të vazhdonin të arrinin famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong.

Foto: Instagram

Përmes karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme, Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadway.

Ylli i “Steagle” ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ndau me gruan e tij, aktoren Nancy Vawter. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Kalo në kategori