LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj drejt transferimit në Greqi, katër klubet e mëdha kërkojnë transferimin e tij

Hadergjonaj drejt transferimit në Greqi, katër klubet e mëdha kërkojnë transferimin e tij

Florent Hadergjonaj do të largohet nga Kasimpasa pas tre viteve e gjysmë qëndrimi në Stamboll.

Mbrojtësi i djathtë kosovar ka shkëlqyer në klubin turk dhe ofertat për të nuk mungojnë, kryesisht nga klubet turke, por së fundmi edhe nga Greqia.


Trabzonspor, Istanbul Basaksehir e Adan Demirspor duan ta mbajnë Hadërgjonajn në Turqi, me lojtarin që më 1 korrik do të mbetet i lirë pas skadimit të kontratës me Kasimpasan.

Por së fundmi gara për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit fantastik nga Kosova është shtuar edhe me ‘Big 4’ nga kampionati elitar grek.

Mediumi grek SDNA.gr ka raportuar se skuadrat se Hadergjonaj ndodhet në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha greke si Olympiacos, Panathinaikos, PAOK dhe AEK Athinë.

Klubet greke tanimë kanë pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit dhe po bëhet një garë e madhe për të nënshkruar me Hadergjonajn.

Hadergjonaj flet pas dy ndeshjeve të Kosovës në mars: U shkatërruam nga ai barazim me Andorrën, do të rikthehemi për kompensuar pikët e humbura
Lexo po ashtu Hadergjonaj flet pas dy ndeshjeve të Kosovës në mars: U shkatërruam nga ai barazim me Andorrën, do të rikthehemi për kompensuar pikët e humbura

28-vjeçari ka një karrierë të bujshme, ku e filloi te Young Boys Bern, derisa ka luajtur edhe në Bundesliga me fanellën e Ingolstadt dhe në Ligën Premier me Huddersfield.

Hadergjonaj pritet që deri në fund të këtij muaji të vendos për të ardhmen e tij, pasi ofertat nuk mungojnë dhe ai pritet ta zgjedh projektin më të mirë për ta vazhduar karrierën e tij.

Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në elitën e futbollit turk me fanellën e Kasimpasas, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori