LAJMI I FUNDIT:

Tejkaluan në vijë të plotë, 150 euro gjobë ndaj dy personave dhe marrje e patentë shoferit për tre muaj

Tejkaluan në vijë të plotë, 150 euro gjobë ndaj dy personave dhe marrje e patentë shoferit për tre muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 150 euro gjobë ndaj dy shoferëve, dy pikë negative dhe heqje e patentë shoferit për tre muaj për shkak të tejkalimit në vijë të plotë.

Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto ku shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që t’i identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.


Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

Në njoftim thuhet se të dhënat do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Kronika e Zezë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Kalo në kategori