Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka komentuar deklaratat e Escobarit në lidhje me mosentuziazmin e amerikanëve për t’i sjellë njohje të reja ndërkombëtare Kosovës.
Ajo ka thënë se edhe ashtu entuziazmi i shteteve për të njohur Kosovën ka rënë duke përmendur edhe specifikat pse po ndodh diçka e tillë.
“Në dy vitet e qeverisjes sonë nuk është se kam parë entuziazëm nga partnerët për të sjellë njohje të reja. Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat dhe do të vazhdojmë me partnerët të gjejmë rrugët për të sjellë njohje të reja”.
Shefja e diplomacisë ka thënë se qytetarët nuk duhet të presin njohje pos pesë vendeve të Bashkimit Evropian.
“Mirëpo pos pesë shteteve të BE-së nuk është se mund të pritet me entuziazëm ndonjë njohje e re, pasi që ato shtete që nuk kanë pasur pengesa e kanë njohur Kosovën gjatë 15 viteve të kaluara. Nuk është habi që ky entuziazëm të mos ekzistojë edhe gjatë këtyre diskutimeve kohëve të fundit”.
Shefja e diplomacisë megjithatë thotë se punë primare e dikasterit që ajo drejton është sigurimi i njohjeve të reja.
Ajo madje tregon se sot ka pasur një bisedë në lidhje me këtë drejtim, pa dhënë detaje për shtetin që kanë kontaktuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë