LAJMI I FUNDIT:

Transportonte 10 emigrantë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 62-vjeçari në Tepelenë

Transportonte 10 emigrantë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 62-vjeçari në Tepelenë

Një 62-vjeçar nga Tirana është arrestuar pranë Tepelenës nga policia, pasi transportonte me mjetin e tij 10 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit “Road Guard 62” u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.


Në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasi A. H., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. H., me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, në drejtim të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/