LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Islami e Krasniqi i bashkohen Prishtinës

Zyrtare: Islami e Krasniqi i bashkohen Prishtinës

Prishtina ka transferuar zyrtarisht Drilon islamin dhe Albin Krasniqin.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, klubi kryeqytetas prezantoi dyshen.


Islami dhe Krasniqi ishin pjesë e Ferizajt në gjashtë muajt e fundit, duke bërë paraqitje të mira.

Cilësitë që posedojnë dyshja kanë bindur bordin e Prishtinës dhe trajnerin Debatik Curri që të realizohen transferimet.

Prishtina fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa është në pritje të licencimit nga Federata e Futbollit Kosovës për garat evropiane.

Andaj, bardhëeklatrit kanë nevojë për prurje të reja për të garuar fuqishëm në edicionin e ri. /Telegrafi/