LAJMI I FUNDIT:

Grupet kriminale në veri, Kurti: Jam i habitur se si ende nuk ka veprime nga Prokuroria

Grupet kriminale në veri, Kurti: Jam i habitur se si ende nuk ka veprime nga Prokuroria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i habitur nga pasiviteti i Prokurorisë që ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për grupet kriminale në veri, që kanë shfaqur dhunë në protestat që u zhvilluan atje.

Kurti para mediave ka thënë se grupet kriminale duhet të përballen me drejtësinë, transmeton Telegrafi.


“Ato grupe vijnë në Kosovë që të shkaktojnë destabilizim. Ata të cilët kanë bërë shkelje ligji, kanë bërë krime, ndaj ushtarëve, policëve e gazetarëve duhet të përballen me drejtësinë.

Unë nuk e kuptoj Prokurorinë të Shtetit, nuk e kuptoj si është e mundur që përkundër qindra fotografive e denoncimeve me emër e mbiemër të atyre personave, nuk ka veprime nga prokuroria jonë”, u shpreh ai.

Kurti tha se Prokuroria nuk kishte ngritur aktakuzë as për barrikadat që kishin bërë serbët në dhjetor të vitit të kaluar.

“Është përsëritje e situatës së dhjetorit të kaluar, ku tri javë 16 barrikada, asnjë aktakuzë, tash sërish për 26 maj nuk shohim veprime të Prokurorisë. Për mua mbetet e pakuptimtë së si është e mundur të ketë pasivitet të prokurorisë përkundër shkeljeve. Dhe një numër i këtyre grupeve kanë qenë në burg edhe me herët, pra njihen për sistemin e drejtësisë. Njësitë speciale që i kemi në komunat në veri, janë aty për shkak të ekstremistëve të dhunës, pra grupeve kriminale”, theksoi kryeministri.

Kurti edhe njëherë ka thënë se marrëdhënia me SHBA-në dhe BE vazhdon të jetë e shkëlqyeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori