LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vdekur dhe 5800 të evakuuar pas shembjes së digës në Kakhovka

Tetë të vdekur dhe 5800 të evakuuar pas shembjes së digës në Kakhovka

Tetë persona kanë vdekur në territorin e kontrolluar nga Rusia dhe më shumë se 5800 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si rezultat i shembjes së digës Kakhovka në jug të Ukrainës, tha të premten një zyrtar i lartë i emëruar nga Rusia.

Vladimir Saldo, kreu i emëruar nga Rusia i provincës Kherson të Ukrainës, të cilën Rusia pretendon se e ka aneksuar në mënyrë të ligjshme, akuzoi Ukrainën për vazhdimin e granatimeve të shpëtimtarëve në bregun e majtë të lumit Dnipro, të kontrolluar nga Rusia, raporton theguardian.

Momenti kur ndodh shpërthimi afër pikës së evakuimit në Kherson, rusët nuk kursejnë askënd – fillojnë të godasin me artileri
Lexo po ashtu Momenti kur ndodh shpërthimi afër pikës së evakuimit në Kherson, rusët nuk kursejnë askënd – fillojnë të godasin me artileri

Në një postim në Telegram, Saldo tha se niveli i ujit në afërsi të Nova Kakhovkas, qyteti ngjitur me digën në anën e poshtme të rrjedhës, kishte rënë me 2.5 metra.


Sidoqoftë, në Oleshky dhe Hola Prystan, përballë qytetit Kherson të kontrolluar nga ukrainasit në grykëderdhjen e Dnipro, niveli i ujit mbeti “në maksimum”.

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?
Lexo po ashtu Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Saldo tha se përmbytjet mund të mos ulen edhe për dhjetë ditë të tjera dhe se gjithsej 22,273 shtëpi ishin përmbytur në 17 qytete dhe fshatra të pjesës së Khersonit të kontrolluar nga Rusia.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë publikuar një audio-incizim, ku dëgjohen disa rusë duke marrë përsipër shpërthimin e digës dhe hidrocentralit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Kalo në kategori