LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime

Taravari: Veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës, i cili dënoi dhunën e përdorur nga protestuesit serb ndaj policëve shqiptarë.

“Veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime! Dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e Patolerueshme!

Kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Zyrtarët serb braktisën dhe bojkotuan insitucionet e Kosovës në 4 Komuna të saj. Krejt normalisht dhe sidomos sipas ligjit, në krye të këtyre insitucioneve u vendosën 4 drejtues shqiptarë. Për ironi të fatit serbët i kanë pritur këto zgjedhje me protesta të dhunshme.


E dënojmë ashpër dhunën e përdorur nga protestuesit sërb ndaj policëve shqiptarë dhe ushtarëvë të KFOR-it, të cilët po kryejnë misionin e tyre në bazë të autorizimeve dhe kompetencave te tyre.

Mbështesim pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti. Kjo qeveri është krejt e drejtë në veprimet e saj për të ushtruar sovranitetin e saj në Veri të Kosovës si detyrim kushtetues. Duke ndjetur në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar duke përkrahur dhe mbështetur çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë të inicuar nga BE dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun politik, duke kontribuar për normalizimin e situatës së plotë në Veri të Kosovës e cila fatkeqësisht ka tendenca eskalimi. Është i patjetërsueshëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i inicuar nga Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe me mbështetje të SHBA-ve, me të cilën palët janë dakorduar që ti implementojnë të gjitha pikat e propozimit evropian”, thuhet në deklaratën e Taravarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori