LAJMI I FUNDIT:

Sot varroset mitrovicasja që dyshohet se u vra nga ish burri i saj në Gjermani

Sot varroset mitrovicasja që dyshohet se u vra nga ish burri i saj në Gjermani
Foto: Ilustrim

Gruaja J.B, 28 vjeçare e cila dyshohet se u vra nga ish bashkëshorti i saj ditë më parë në Aachen të Gjermanisë do të varroset sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës.

Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarët e së ndjerës përmes rrjeteve sociale.


Ndryshe, ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasditen e së shtunës në javën e kaluar në Aachen të Gjermanisë, ku një person me prejardhje nga Kosova dyshohet se vrau ish-gruan e tij, 28-vjeçaren J.B nga Mitrovica, si dhe la të plagosur motrën e saj, 18 vjeçare.

Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare
Lexo po ashtu Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare

Sipas një familjari të viktimës për Telegrafin kishte thënë se viktima gjatë martesës është përballur me dhunë nga ish-bashkëshorti, të cilat veprime bën që çifti të shkurorëzohet.

“Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë”, ka thënë ky familjar.

Tutje, ai tregoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të një marketi në Gjermani, ku siç u shpreh ai “Dorasi e ka vrarë viktimën dhe ka lënë të plagosur edhe motrën e saj 18 vjeçare”.

Ai theksoi se varrimi i viktimës do të bëhet në Kosovë, ndërsa tregoi se viktima la pas vetes tre fëmijë.

“Po presim që varrimi të bëhet në Kosovë, kur ta sjellin trupin e të ndjerës. Viktima ka lënë tre fëmijë të vegjël. Më i madhi është në klasë të parë”, tha familjari i viktimës për Telegrafin.

Ndryshe, gazeta gjermane “Bild” raportoi disa orë më vonë në Polici se 37-vjeçari B.A., ish- bashkëshorti i të ndjerës, u dorëzua në polici pasi dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori