LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare

Vrasja e rëndë e mitrovicases në Gjermani, ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan dhe la të plagosur motrën e saj 18-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen së shtunës në Aachen të Gjermanisë, ku një person me prejardhje nga Kosova dyshohet se vrau ish-gruan e tij, 28-vjeçaren J.B nga Mitrovica, si dhe la të plagosur motrën e saj, 18 vjeçare.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi një nga familjarët e viktimës, i cili nuk ishte i gatshëm të deklarohej publikisht.


Sipas familjarit, viktima gjatë martesës është përballur me dhunë nga ish-bashkëshorti, të cilat veprime bën që çifti të shkurorëzohet.

“Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë”, ka thënë ky familjar.

Shqiptari nga Kosova vret ish-gruan në një parking në Gjermani
Lexo po ashtu Shqiptari nga Kosova vret ish-gruan në një parking në Gjermani

Tutje, ai tregoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të një marketi në Gjermani, ku siç u shpreh ai “Dorasi e ka vrarë viktimën dhe ka lënë të plagosur edhe motrën e saj 18 vjeçare”.

Ai theksoi se varrimi i viktimës do të bëhet në Kosovë, ndërsa tregoi se viktima la pas vetes tre fëmijë.

“Po presim që varrimi të bëhet në Kosovë, kur ta sjellin trupin e të ndjerës. Viktima ka lënë tre fëmijë të vegjël. Më i madhi është në klasë të parë”, tha familjari i viktimës për Telegrafin.

Ndryshe, gazeta gjermane “Bild” raportoi disa orë më vonë në Polici se 37-vjeçari B.A., ish- bashkëshorti i të ndjerës, u dorëzua në polici pasi dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.

37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela. /Telegrafi/