LAJMI I FUNDIT:

Kurti në festën e Pavarësisë së Malit të Zi: Integrimi në strukturat trans-atlantike, synim dhe angazhim i dy vendeve tona

Kurti në festën e Pavarësisë së Malit të Zi: Integrimi në strukturat trans-atlantike, synim dhe angazhim i dy vendeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim i Kosovës dhe Malit të Zi.

“Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.


Kryeministri Kurti tha Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin, tha Kurti.