LAJMI I FUNDIT:

LDK kushtëzon Qeverinë: Ktheni mjetet te komunat, vijojmë punën e rregullt si opozitë në Kuvend

LDK kushtëzon Qeverinë: Ktheni mjetet te komunat, vijojmë punën e rregullt si opozitë në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kushtëzon kthimin e saj në punimet e Kuvendit të Kosovës me kthimin e 37.5 milionëve te komunat.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se reflektimi i pushtetit në këtë rast nuk mund të quhet dobësi.

“Pushtetit të dobët i duhet reflektim, ndërsa reflektimi nuk është dobësi, por mundësi”.


Ai thotë se nëse pushteti reflekton do të vijonte puna e rregullt e opozitës në Kuvend.

“Reflektimi eventual i pushtetit do të rezultonte me zbatim të ligjit. Do të iu mundësonte komunave menaxhimin e të hyrave vetanake, si e drejtë ligjore dhe kushtetuese e tyre. Me këtë rast, do të vijonte edhe puna jonë e rregullt si opozitë”.

Ai thotë se komunat kanë nevojë për t’u zhvilluar, derisa shprehet se dëshirojnë të kalojnë në Kuvend edhe marrëveshjet ndërkombëtare që varet edhe nga votat e opozitës.

“Ne duam që 37.5 milion euro t’u kthehen komunave për realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Duam që komunat të mos privohen nga e drejta për t’u zhvilluar. Po ashtu, duam që çdo marrëveshje ndërkombëtare në dobi të vendit të kalon. Krejt kjo varet nga vullneti i pushtetit. Është në dorën e tyre. Është përgjegjësia e tyre. Ne i duam të mirat e qytetarëve si tërësi dhe jo si të pjesshme”.

“Pra, ne jemi gati të vijojmë me punë të rregullt opozitare, vetëm atëherë kur pushteti reflekton dhe e zbaton Kushtetutën e Republikës”, ka shkruar tutje Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori